Pogradeci, me fytyre të re/ Ja çfarë pritet të ndodhë me skuadrën e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 21:21

Pogradeci, me fytyre të re/ Ja çfarë pritet të ndodhë me skuadrën e Kategorisë së Parë

Pogradeci në sezonin 2024- 2025 do të militojë në Kategorinë e Parë. Për momentin skuadra po shijon pushimet verore dhe mbi të ardhmen qëndrojnë disa pikëpyetje.

Pogradeci kampion

Duke ditur që Bashkia Pogradec ka hapur procesin e privatizimit të klubit, gjasat janë që në sezonin e ri skuadra të jetë me menaxhim privat. Privatizimi shikohet si një pikë kthese për futbollin pogradecar, ku e ardhmja pritet të jetë më e suksesshme. Gjithsesi nga mesi i korrikut pritet të merret një vendim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"