Pogradeci me “fytyrë” të re, nën drejtimin e trajnerit Nikaj edhe në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 15:54

Pogradeci me “fytyrë” të re, nën drejtimin e trajnerit Nikaj edhe në Kategorinë e Parë

Pogradeci dhe Valbona janë dy skuadrat që siguruan ngjitjen nga Kategoria e Dytë në të Parën. Në dallim nga tropojanët, pogradecarët kanë eksperiencë në Kategorinë e Parë, kështu që ambientimi me këtë kategori është më i lehtë për liqenorët.

pogradeci

Edhe pse skuadra vijon pushimet, pritet që Pogradeci të ketë një fytyrë ndryshe në sezonin e ri, pasi flitet se drejtuesit po punojnë për ndërtimin e një skuadre konkurruese. Gjasat janë që edhe këtë sezon Pogradeci do të drejtohet nga trajneri shkodran, Samuel Nikaj, i cili njihet si ekspert në këtë nivel të futbollit shqiptar.

Bashkia Pogradec prej kohësh ka hapur procedurën e privatizimit të klubit të futbollit, prandaj mundësitë janë që në sezonin 2024-2025 skuadra të jetë nën menaxhimin e privatit. Punë ditësh pritet që skuadra t’u japë fund pushimeve dhe Pogradeci i sezonit të ri të zbresë në fushë dhe të nisë faza përgatitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"