Polizoi Arbri i pafat, do të qëndrojë 5 muaj jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2016 | 11:09

Polizoi Arbri i pafat, do të qëndrojë 5 muaj jashtë

Polizoi Arbri do t’i mungojë gjatë Kukësit. Beratasi, i dëmtuar pak ditë më parë, është i detyruar që të qëndrojë plot 5 muaj larg fushave. Mbrojtësi 27-vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë gjatë një seance stërvitore para ndeshjes me Teutën.

polizoi arbri

Ai ka këputur ligamentin, ndërsa sipas mjekëve ky problem zgjat 4 muaj për t’u shëruar, ndërsa 1 muaj kërkon edhe riaftësimi. Klubi i ka ofruar mbështetje maksimale Arbrit, ndërsa operacioni i tij do të kryhet falë kontratës që ka lidhur FSHF-ja me shoqërinë e sigurimeve “Insig”.

shameti

Mbrojtësi tjetër Ylli Shameti vazhdon rehabilitimin. Ai është një javë larg mbylljes së këtij procesi, ndërsa më pas u mbetet mjekëve që të japin konkluzionin për gjendjen e tij. Por një gjë është e sigurt që mjekët e ekipit nuk do të sakrifikojnë 32-vjeçarin pa u rikuperuar plotësisht, më qëllim që ai të mos pësojë sërish dëmtim. Shameti është dëmtuar te shputa e këmbës. Një dëmtim në dukje i lehtë, por që kërkon mjaft kohë të kalojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"