Pollozhani kapiteni i ri i Flamurtarit, ja si pritet të rreshtohen vlonjatët ndaj Kukësit
Artim Pollozhani do të jetë kapiteni i ri i Flamurtarit pas largimit të Tomislav Bushiç. “Panorama Sport” e paralajmëroi që kur iku kroati, por në ndeshjen me Teutën.
Pollozhani mungonte për shkak kartonësh dhe trajneri Ilir Daja i dha shiritin mesfushorit Useini. Në fakt, ishte planifikuar që më parë se shiriti do të ndahej mes Useinit dhe Pollozhanit.
Ky i fundit ka më shumë gjasa për ta mbajtur, edhe pse nga klubi ende mbetet e paqartë kjo çështje. Dje Pollozhani për 20 minuta ka qenë nën shoqërinë e administratorit Idrizi. Ata qëndruan në zyrë, por janë parë edhe në korridoret e klubit duke diskutuar.
Flamurtari u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Kukësin, në një seancë, e cila u zhvillua paradite. Vlonjatët do të kenë sot tri mungesa të rëndësishme. Kale, Torasa dhe Veliu nuk do të jenë të gatshëm për shkak të kartonëve, ndërsa rikthehet Pollozhani që ka shlyer dënimin.
Deri dje në dyshim ishte edhe Useini, sepse pësoi një goditje në gjurin e djathtë në ndeshjen me Teutën dhe rrezikonte. Por, nga stafi mjekësor mësohet se është rehabilituar dhe do luajë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"