Portieri i Egnatias bëri heroin në Islandë, ndërsa kolegu i tij del hapur: Gabova unë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 10:38

Portieri i Egnatias bëri heroin në Islandë, ndërsa kolegu i tij del hapur: Gabova unë!

Ilir Dabjani është vetëm 23 vjeç dhe si portier u afirmua fillimisht te skuadra e vendlindjes, Besa, në Kategorinë e Parë.

Ilir Dabjani gjatë ndeshjes së djeshme

Ilir Dabjani gjatë ndeshjes së djeshme

Guxim në dalje, vendosmëri në pritje dhe disa grushtime që shmangën gola të sigurtë në portën e Egnatias. Në anën tjetër, mediat islandeze kryqëzuan pas ndeshjes portierin e Vikungurit, Ingvar Jonson, i cili bëri një gabim të tmerrshëm sipas tyre në minutën e 33-të, kur Henri Zhoel shënoi. Vetë Jonson, në një deklaratë për mediat vendëse, pranoi gabimin.

Portieri islandez, Ingvar Jonson

Portieri islandez, Ingvar Jonson

“Topi ngrihet në ajër dhe në një farë mënyre nuk munda ta largoja si duhet. Shkoi te kundërshtari dhe ishte shkatërruese të pësonim, sepse dukej si një seri gabimesh nga ne. Më duhet të pranoj se kemi bërë një pjesë të parë mjaft të dobët. Ishim pak më mirë në të dytën, por mjaft të parashikueshëm në atë që bënim dhe të ngadaltë. Skuadra shqiptare na kishte studiuar mirë, ndërsa ne nuk arritëm t’i befasojmë sa duhet. Ata arritën të vrisnin lojën tonë dhe ky ishte plani i tyre. Duhet të jemi më konkretë para portës, ta lëmë mënjanë futbollin e bukur. Vërtet kishim disa raste, por jo mjaftueshëm. Megjithatë, ne do të bëjmë gjithçka për ta përmbysur rezultatin në Shqipëri”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"