Portieri i Sitit shkruan historinë, ka mundur Milanin dhe Interin në finalet e Stambollit
Mançester Siti arriti të fitonte Ligën e Kampioneve për herë të parë në histori, duke mundur Interin me rezultatin 1-0. Veç fitores së skuadrës, për portierin Skot Karson ka qenë një triumf i dyfishtë në aspektin personal, duke qenë se për të ishte trofeu i dytë në karrierë… pa asnjë minutë në këmbë.
Portieri i tretë i Sitit ishte në stol duke mos arritur të japë kontributin por duke marrë medaljen e arit. Të njëjtën gjë, ai e bënte edhe në vitin 2005. Asokohe, Karson ishte portieri i Liverpulit dhe qëndronte në stol në finalen kundër Milanit duke qenë se titullar ishte Dudek.
Në këtë mënyrë, Karson bëhet futbollisti i parë që fiton 2 Liga Kampionësh duke mundur në finale dy skuadrat e Milanos, e madje ndaj të dyjave ka fituar duke e parë ndeshjen nga stoli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"