Prandeli: Tiago është ylli i kësaj skuadre, Kieza mund të bëhet kampion i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 17:00

Prandeli: Tiago është ylli i kësaj skuadre, Kieza mund të bëhet kampion i madh

Çesare Prandeli ka “bekuar” Tiago Motën si kampionin e vërtetëdhe yllin që ka skuadra e Juventusit për sezonin e ri. Ishtrajneri i Kombëtares italiane thotë se Tiago është një lider ilindur dhe këtë e tregonte në fushën e lojës.

000

“Ai ka karizëmdhe personalitet ashtu si lojtar. Besoj që do të bëjë mirë meJuventusin. Mendoj se kaardhur në momentin e duhur në këtë skuadër. Më kujtohet në vitin 2012 kur barazuam nëndeshjen e parë të Europianit dhe pas ndeshjes erdhi presidenti për të na përshëndetur. Pas tij kërkoi fjalën TiagoMota, një njeri që fliste shumërrallë: Duhet ta kuptoni se satë fortë jemi. Do të shkojmëderi në fundin e këtij Europiani. Dhe kështu ndodhi”, kathënë Prandeli. Ai gjithashtuka folur edhe për Motën trajner dhe karakteristikat ndryshe që ka.

“Nga trajnerët erinj, Mota është një nga të paktët që nuk i përsërit situatat e lojës. Ai i ndryshontrekëndëshat dhe i mbulonhapësirat në mënyra të ndryshme gjatë ndeshjes. Ka gjithmonë2-3 situata që e vënë në vështirësi kundërshtarin. Këtë gjë ebënte te Bolonja. E di që Juventusi nuk është Bolonja, por kjonuk e tremb atë. Ai madje këtu do të gjejë më shumë kualitet.Merkato? Nuk pres që merkato të sjellë yje. Ylli i vërtetë iJuventusit do të jetë në pankinë”, ka thënë trajneri. Ai gjithashtu ka zgjedhur Kiezën si lojtarin që mund të bëhet kampionme trajnerin e ri. “Mota mund ta bëjë Kiezën yllin që ne tëgjithë presim. Nuk e di nëse do të qëndrojë apo do të largohet, por ai është një lojtar që mund të bëhet kampion i madh.Nuk befasohem nga fakti që Juventusi mund ta sakrifikojë.Vlahoviç? Është një sulmues i madh dhe mund të arrijë kuotëne 30 golave në këtë sezon.

Duhet të gjejë motivimin e duhurqë të jetë lideri i kësaj skuadre”, shtoi më tej Prandeli. Aibeson se transferimi i Kopmainersit do të ishte qershia mbitortë, pasi është një futbollist që mund ta bënte të lumturtrajnerin Mota. I pyetur se cila skuadër do të jetë rivalja eInterit, ai ka një mendim ndryshe. “Atalanta e Gasperinitështë ajo që mund t’i hapë sa më shumë punë. Inzagi e nissi favorit dhe për këtë nuk ka dyshime, por zikaltrit e Atalantës janë një ekip me potencial dhe prej vitesh luajnë sëbashku. Interi e fitoi kampionatin e kaluar 3 muaj përparadhe sigurisht që ka pasur kohë për të programuar edhe tëardhmen. Do të jetë një kampionat i bukur sepse shumëskuadra të tjera kanë gjetur motivin për të bërë mirë dhepër të mos u dorëzuar shumë shpejt”, përfundoi Prandeli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"