Prapaskena me Mançester Sitin/ Po humbën gjyqin, mund t’i bashkohen Super Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2024 | 20:27

Prapaskena me Mançester Sitin/ Po humbën gjyqin, mund t’i bashkohen Super Ligës

Të martën në mbrëmje, Mançester Siti ndërmori një veprim ligjor të paprecedentë kundër Premier Ligës në një mosmarrëveshje që po trondit futbollin e ligës angleze. Kampionët janë ende në pritje të një përfundimi të çështjes për 115 akuzat e supozuara të shkeljes së rregullave financiare, të cilat janë mohuar fuqimisht nga klubi, me një seancë dëgjimore të caktuar tani për në nëntor.

siti

Megjithatë, ndërsa ata presin seancën dëgjimore, e cila pritet të zgjasë gjashtë javë, kampionët e Premier Ligës kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër kampionatit dhe po përpiqen që t’i japin fund rregullave të Transaksionit me Palët e Asociuara (APT) të Premier Ligës.

Këto rregulla kanë të bëjnë me marrëveshjet tregtare dhe sponsorizuese me kompanitë në pronësi ose të lidhura me pronarët e të njëjtit klub. Megjithatë, “Daily Mail” raporton se nëse Siti humbet sfidën e tyre të fundit gjyqësore, marrëdhënia e tyre me Premier Ligën do të jetë në nivelin më të ulët historik dhe mund t’i shohë ata të kërkojnë t’i bashkohen Superligës Evropiane, projektit që ende mbetet në axhendën e shumë prej klubeve më të mëdha të kontinentit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"