Prapaskenat/ Si Elbasani rrëmbeu ish-mesfushorin e Kombëtares nga… Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 21:46

Prapaskenat/ Si Elbasani rrëmbeu ish-mesfushorin e Kombëtares nga… Dinamo

Kristi Qose është një nga blerjet më të rëndësishme të skuadrës së Elbasanit për sezonin e ri. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare do të sjellë eksperiencën e tij në një skuadër të re dhe me ambicie të mëdha.

qose

“Panorama Sport” ka zbuluar se në fakt duket se verdheblutë kanë bërë një lëvizje të shpejtë për të parakaluar skuadrën e Dinamos në momentet e fundit.

Qose ka qenë shumë pranë bluve të kryeqytetit dhe këta prisnin vetëm që të zgjidhnin disa detaje për ta zyrtarizuar, por në fund ka qenë Elbasani që me ngulm dhe bindje mori shërbimet e Qoses duke shtangur rivalët e kampionatit. Nuk është hera e parë që në futboll ndodhin të tilla situata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"