Precedentët negativë kundër Milanit & CO/ Reali duhet të thyejë një tabu për finalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 0:15

Precedentët negativë kundër Milanit & CO/ Reali duhet të thyejë një tabu për finalen

Reali i Madridit do të përballet me Mançester Sitin në “Etihad” më 17 maj në kërkim të një tjetër finaleje në Ligën e Kampioneve. Por për të prerë biletën për në qershor, “los blancos” duhet të thyejnë disa tabu. E para, të fitojnë në “Etihad”, ku nuk e kanë bërë asnjëherë në katër vizitat e deritanishme, 2 barazime dhe 2 humbje.

real-madrid-benzema-ucl-struggle

E dyta ka të bëjë me faktin se asnjëherë në historinë e vet Reali nuk është kualifikuar për në finalen e Ligës së Kampioneve, pasi ka barazuar takimin e parë në “Bernabeu” me shifrat 1-1. Janë katër rastet, kur “los blancos” kanë barazuar takimin e parë në Madrid dhe më pas janë eliminuar nga Liga e Kampioneve. Bajerni, PSV-ja, Milani dhe Çelsi i kanë lënë madrilenët në dyert e finales. Hera e parë që Madridi e mbylli ndeshjen e parë gjysmëfinale me të njëjtin rezultat si ai ndaj Sitit të Guardiolës, ishte në sezonin 1975-‘76 kundër Bajernit të Mynihut.

Në takimin e kthimit në Gjermani, bavarezët dominonin duke fituar pastër 2-0, duke shkuar ata në finale. Në sezonin 1987-1988 u përsërit i njëjti skenar. Goli i shënuar nga Hugo Sançez i dha barazimin Realit të Madridit në “Bernabeu” përballë PSV Eind’hoven. Madrilenët shkonin të kërkonin finalen në Holandë, por barazimi 0-0 çoi më tej PSV-në. Historia fatkeqe për Realin e Madridit do të përsëriten një sezon më vonë, këtë herë kundër Milanit.

eliminimi

Në takimin e vajtjes në Madrid gjithçka mbyllej 1-1, ku Hugo Sançez shënonte sërish për spanjollët. Por në takimin e kthimit në “San Siro”, “los blancos” do të regjistronin një nga humbjet më të turpshme në historinë e tyre në Champions, duke u mundur 5-0, ku një nga autorët e golave të Milanit ishte trajneri aktual i madrilenëve, Karlo Ançeloti. Precedenti më i fundit ishte eliminimi kundër Çelsit në vitin 2021, me një barzim 1-1 në Madrid dhe humbje 2-0 në Londër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"