Preknicajt i mbaroi kontrata me Lushnjën, mesfushori Arapi operohet me sukses në Zagreb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2024 | 16:21

Preknicajt i mbaroi kontrata me Lushnjën, mesfushori Arapi operohet me sukses në Zagreb

Sulmuesi shkodran Kristjan Preknicaj luajti një sezon të plotë te Lushnja duke bërë edhe një paraqitje pozitive. 22-vjeçari shënoi katër gola në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë. Preknicaj ishte ndër lojtarët me kontratë njëvjeçare te Lushnja, që i përfundoi në fund të muajit të kaluar.

arapi operacion

“Mbeta i kënaqur nga ky sezon. Ndjeva dëshirë të madhe për të sakrifikuar për ngjyrat e Lushnjës. Një tifozëri që më dha shumë dashuri dhe shumë mbështetje, gjatë këtij sezoni. Kontrata ime përfundoi më 31 maj. Për momentin, asnjë nga drejtuesit nuk ka kontaktuar agjentin tim. E përsëris, nga ky sezon më bëri përshtypje lufta sportive në Kategorinë e Parë.

Nuk e kisha menduar që do të gjeja një tifozëri aq të pasionuar. Për momentin ndodhem me pushime sepse e kisha të nevojshme këtë. Për sa i përket ofertave dhe mundësive për sezonin e ri, me ato merret agjenti im. Unë jam i fokusuar te rikuperimi psikofizik, pastaj do të mendoj për sezonin tjetër”, deklaroi për “Panorama Sport” sulmuesi Kristjan Preknicaj. Mesfushori 19-vjeçar i Lushnjës, Damiano Arapi, pas përfundimit të sezonit këputi ligamentin e gjurit gjatë një seance stërvitore. Arapit i është dashur të bëjë një ndërhyrje një një klinikë në Zagreb, operacion i cili ka dalë me sukses. “Dola me sukses”, tha Arapi shkurtimisht për “Panorama Sport”.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"