Premtojnë për të ardhmen, Apolonia rinovon me dy futbollistë të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 15:00

Premtojnë për të ardhmen, Apolonia rinovon me dy futbollistë të huaj

Apolonia vijon testimet dhe sy bie dominimi në grup i shumë lojtarëve të rinj, kryesisht nga U-19 dhe U-21, por edhe ndonjë lojtar nga U-17. Nën drejtimin e trajnerit Artan Mërgjyshit, për momentin janë mbi 30 lojtarë në fushë, të grupmoshave të ndryshme.rajmond dhe folorusho apoloniaPrioritet do të jenë elementët e rinj, të cilët në Fier janë me shumicë dhe sigurisht që do të kenë hapësira në skuadrën e parë. Drejtuesit e klubit kanë si strategji për të pasur më shumë se 30 futbollistë të gatshëm për sezonin e ri, por jo të gjithë do të jenë për ekipin e parë. Stafi teknik do të ketë mundësinë për të përzgjedhur nga ky grup i madh dhe i zgjeruar lojtarësh, ndërkohë që qëllimi është dhe ngritja në të gjitha nivelet e Apolonisë.

Klubi po punon në funksion të sezonit të ri dhe gjithçka po vijon me kontakte dhe bisedime të vazhdueshme që kanë të bëjnë me projektin që kanë fierakët në merkato. Në kushte të tilla, drejtuesit e Apolonisë fillimisht kanë arritur të konkretizojnë marrëveshjet për zgjatjet e kontratave të mbrojtësit Olanrevaju Folorunsho dhe mesfushorit Rajmond Çidozie Onyeni. Me kontratat që u përfundonin në fund të muajit gusht, Folorunsho dhe Rajmond shihen si dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm dhe të vlerësuar të “dinastisë” së të huajve tek Apolonia.

Kështu që, për të mos i humbur, klubi ka përshpejtuar aktivizimin e formulës së kontratës për rinovimin edhe një sezon më shumë. Kontratat fillestare të dy nigerianët i kanë pasur me opsion rinovimi, gjë të cilën klubi e ka vënë në zbatim direkt. Duke parë cilësitë e lojtarëve në fjalë dhe më pas kërkesat e mundshme, që në fakt nuk kanë munguar nga klube të tjera në merkato, drejtuesit e Apolonisë s’kanë dashur të heqin dorë nga lojtarët pa përfituar asgjë nga ndonjë transferim i mundshëm i tyre.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"