“Pres sezon të vështirë, por Elbasani pretendon për trofe”, Hila analizon rikthimin e verdhebluve në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2024 | 23:43

“Pres sezon të vështirë, por Elbasani pretendon për trofe”, Hila analizon rikthimin e verdhebluve në elitë

Ardit Hila ishte një ndër afrimet “big” të merkatos së janarit që iu bashkua verdhebluve, jo vetëm për të siguruar ngjitjen në elitë, por edhe për të vijuar të jetë pjesë e saj. Në prononcimin e dhënë enkas për “Panorama Sport” mesfushori pohon se Elbasani do të synojë që të jetë konkurrues edhe mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

hila

“Ngjitja në Superiore është thjesht një pjesë e procesit të Elbasanit, pasi që sezonin e kaluar drejtuesit na patën shpalosur projektin e Superiores. Ky ekip u ngjit për të qenë konkurrues mes më të mirëve dhe objektivi ynë është që të tregojmë vlerat e një qyteti edhe në elitë”, u shpreh fillimisht 31-vjeçari.

OBJEKTIVI – Më tej, Hila ndalet edhe tek objektivi real që do të kenë elbasanasit në Superiore. “Unë e kuptoj dhe besoj se të gjithë në klub e dinë faktin se për një ekip që sapo ngjitet në Superiore, është e vështirë në pamje të parë të jetë konkurrues.

Por, me Elbasanin është ndryshe. E them këtë, sepse vërtet ne sapo jemi ngjitur, por ky është një projekt i nisur me kohë dhe të gjithë kemi qenë të përgatitur për këtë moment. Për këtë arsye, që në sezonin e parë do të luajmë për të qenë ndër ekipet që do të pretendojnë për të marrë trofe.

hila

Nuk do të jetë e lehtë, sepse Superiorja është tjetër nivel, por kjo s’do të thotë asgjë për aq kohë sa ne do të japim maksimumin në çdo ndeshje”, u shpreh Hila. Ai më tej u ndal edhe tek ajo që i nevojitet ekipit për të pretenduar, gjë që Elbasani i ka. “Për mendimin tim tri janë faktorët që ekthejnë një skuadër në pretendente në futbollin tonë. Së pari, financat, për të cilat e dimë se nëkëtë klub janë të shëndosha dhetë garantuara.

Së dyti, mentaliteti i një klubi, ku s’është nevoja tëthem se sa lojtarë ka në organikëqë janë shpallur kampionë mëherët dhe kanë një mentalitet fitues. Së treti, por jo më pak erëndësishmja, lidhet me tifozët. Mbështetja është maksimale dhejanë një plus i madh për ne për tëna motivuar të bëjmë më të mirënnë çdo ndeshje”, theksoi më tej sulmuesi i Elbasanit.

MERKATO – Ndonëse nuk itakon të flasë për merkaton, Hilai thotë dy fjalë. “Ne jemi lojtarëdhe s’na takon të merremi mekëtë pjesë, por gjithsesi po ejap mendimin tim. Për aq kohësa ky klub mund të konsiderohet model nga organizimi, besoj se me të njëjtën frymë dotë eci edhe në merkato.

Di qëklubi po mendon për të afruarme të mirët dhe kjo është njëgaranci për kampionatin. Memë të mirët në organikë, keshanset e mëdha që të konkurrosh më pas”, mbylli prononcimine tij për gazetën mesfushori elbasanas.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"