President-trajner, Mehmeti tregon ambiciet e skuadrës së Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 22:56

President-trajner, Mehmeti tregon ambiciet e skuadrës së Kategorisë së Dytë

Dedë Mehmeti, presidenti-trajner i Adriatikut, ekip të cilin e financon vetë dhe që doli të mbijetojë në Kategorinë e Dytën ka folur për situatën në skuadër.

kategoria-e-dyte

“Jam i kënaqur që arritëm të mbijetojmë dhe përgëzoj të gjithë futbollistët për atë që dhanë gjatë gjithë sezonit. Këtë ekip e kam krijuar vetë dhe po e financoj po vetë. Shpresoj shumë që sezonin e ri me punë t’ia dalim dhe pse jo të mos ngjitemi një kategori më lart. Zhvilluam një kampionat të mirë edhe pse mes vështirësive.

Nuk kishim një fushë ku të zhvillonim ndeshjet e shtëpisë dhe u detyruam t’i luajmë ato në një të fushë asnjanëse. Vazhdoj punën me disa specialistë për të afruar lojtarë cilësorë, gjithmonë pa e prishur boshtin e tij.

Së shpejti do të kemi dhe një fushë tonën ku do të zhvillojmë ndeshjet. Për këtë kemi dhe mbështetjen e kryetares së Bashkisë Durrës, në bashkëpunim me FSHF-në. Kjo fushë është projektuar për t’u ndërtuar sipas standardeve në Katundin e Ri, Durrës. Shpresoj të kem ndihmë edhe nga biznesmenë pukjanë, nga jam edhe unë, por edhe nga Durrësi”, tha Mehmeti për “Panorama Sport”.

GANI PEMA- PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"