Presidenti i Mançester Sitit, AI Mubarak: Rekordet e Pep Guardiolës janë të pathyeshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2024 | 13:35

Presidenti i Mançester Sitit, AI Mubarak: Rekordet e Pep Guardiolës janë të pathyeshme

Presidenti i Mançester Sitit, Khaldon Al Mubarak u ka kërkuar administratorëve të Premier Ligës që të tregojnë më shumë ndjeshmëri në mënyrën se si rregullojnë financat e futbollit.

guardiola

Al Mubarak i bëri vërejtjet gjatë një interviste të regjistruar të shtunën e kaluar, përpara se “The Times” të raportonte të martën se Siti kishte dërguar Premier Ligën në gjykatë me një pretendim ligjor që sfidonte vlefshmërinë e rregullave të Transaksioneve të Palëve të Asociuara të Premier Ligës (APT). Në të njëjtën intervistë, Khaldon pranoi se ishte dashur më shumë kohë nga sa të gjithë kishin shpresuar që të dëgjoheshin 115 akuzat e Premier Ligës kundër klubit për shkelje të pretenduara të rregullave financiare.

“Shpresoj që të ketë pak më shumë ndjeshmëri në rregullimin e kësaj situate dhe të ketë një qasje më të ekuilibruar. Kjo do ishte në favor të të gjitha kampionateve, qoftë në Angli apo në pjesën tjetër të Evropës. Unë mendoj se ju nuk do të shihni të njëjtin nivel (të shpenzimeve për transferime) siç kemi parë në vitet e fundit për shkak të nivelit të rregulloreve që kanë hyrë në fuqi gjatë 12 muajve të fundit. 115 akuzat? Ne si klub duhet të respektojmë se ka një proces që duhet ta kalojmë dhe do ta kalojmë. Po zgjat më shumë se sa shpresonte dikush, por është ashtu siç është. Le të gjykohemi nga faktet, dhe jo nga pretendimet dhe kundërpaditë”. Në fund ai foli edhe për Pep Guardiolën, të cilit i ka ngelur edhe një vit kontratë në “Etihad” dhe përflitet se nuk do të rinovojë më: “Është e vështirë të thuash me fjalë atë që Pep i ka dhënë kësaj organizate, këtij klubi.

Mendoj se ai ka vendosur pothuajse çdo rekord në librat e historisë. Këto janë rekorde që mendoj se do të jenë shumë e vështirë në të ardhmen për t’i thyer ndonjëherë, që nga fitimi i gjashtë nga shtatë titujt e fundit, tek fitimi i katër kampionateve radhazi, deri te numri i fitoreve. Rekordet vazhdojnë. Por edhe përtej kësaj, unë mendoj se çfarë impakti ka pasur ai në futboll. Futbolli anglez ka ndryshuar me evoluimin e llojit të futbollit që Pep ka sjellë në ligë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"