Presidenti i Republikës uron Dinamon për ngjitjen në Superiore, Meta: Burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2021 | 18:40

Presidenti i Republikës uron Dinamon për ngjitjen në Superiore, Meta: Burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive

Dinamo do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore për sezonin e ardhshëm, teksa tashmë ka siguruar ngjitjen edhe matematikisht.

ILIR META ERMAL BARUSHI DINAMO

Për këtë arritje, dinamovitët kanë marrë edhe një urim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Facebook”, ka uruar kryeqytetasit për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, duke thënë se është një burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive.

“Shumë urime Dinamos për rikthimin në Superiore! Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive.”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Dinamo rikthehet në Superiore pas 9 viteve në Kategorinë e Parë, ku klubi është shoqëruar me problem të shumta, të cilat duket se tani kanë marrë fund.

MET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"