Pretendentët për fitimin e Europianit, kompanitë e basteve llogarisin Francën para Anglisë dhe Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 17:27

Pretendentët për fitimin e Europianit, kompanitë e basteve llogarisin Francën para Anglisë dhe Gjermanisë

Kompanitë më të mëdha sportive në kontinentin e vjetër kanë përpiluar listën e favoritëve të Kampionatit Europian. franca

Deri në këtë pikë Franca e Kilië Mbape kuotohet favoritja e madhe, duke spostuar nga kreu tre superfuqitë e tjera të futbollit botëror, fjala është për Anglinë, Gjermaninë dhe Spanjën. Konkretisht triumfi i “Gjelave” koçidon me koefiçentin 5, kundrejt 5.5 të rivalë më të afërt. Portugalia e Kristiano Ronaldos nuk shkon më afër se kuota e 7.

Më grupin e pretendentëve e mbyll Italia e Luçiano Spaletit. Paraqitjet e tyre jo në nivelin e kampionëve në fuqi nuk jep shumë shpresë, e përkthyer me koefiçentin 20. Avancimi përtej fazës së 1/16 do të japi një panoramë të kthjellët se kush më lart në letër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"