Prezantim prej ylli, braziliani Endrik “zbulohet” më 27 korrik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 20:59

Prezantim prej ylli, braziliani Endrik “zbulohet” më 27 korrik

Reali ka prezantuar para pak ditësh Kilië Mbape në një ceremoni madhështore me 80 mijë të pranishëm në “Bernabeu”. Ndërsa tani klubi i bardhë po bën gati prezantimin e radhës, që do të jetë Endrik, që e ka një datë dhe një orë. Këtë e ka zyrtarizuar klubi përmes një komunikate.

endrik

Fillimisht u spekulua se data e zgjedhur do të ishte e premtja, 26 korrik, por në fund nuk do të jetë ajo ditë. Klubi i bardhë ka njoftuar se do të jetë një ditë më vonë, më 27 korrik, në orën 12:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Fillimisht, presidenti i Realit, Florentino Perez, do të presë Endric në “Real Madrid City” për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që lidh lojtarin me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme. Pas prezantimit para publikut në stadiumin e Realit, braziliani do të flasë për mediat në sallën e konferencave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"