Prezantimi i Mbape, legjenda Raul: Kilië do ta mbajë mend përjetë këtë ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 20:44

Prezantimi i Mbape, legjenda Raul: Kilië do ta mbajë mend përjetë këtë ditë

Prezantimi i Kilië Mbape një ditë pas festës së Spanjës me rastin e fitimit të Kampionatit Europian ka zënë të gjithë ditën sportive jo vetëm në vendin iberik, por dhe në Europë. Për prezantimin e Kilië Mbapesë, Reali kishte angazhuar dhe disa prej figurave të veta historike, mes të cilëve dhe ish-kapitenin Raul Gonzales Blanko.

Raul-mbappe

Duke folur për prezantimin e francezit, Raul ka deklaruar: “Ka qenë një ditë shumë e veçantë për të. Ëndrra e Mbapesë është realizuar, ai e ka thënë në një spanjishte të përsosur. Ata që e kanë parë në TV do ta kenë pëlqyer, por këtu kemi ndjerë shumë energji.

Festa e Champions-it numër 15 është ende duke u shijuar, por kjo nuk mund të ndalet, prezantimi i Mbapesë është vërtet diçka e veçantë për klubin dhe vetë lojtarin”. Ndërkaq, Reaul nuk ka vënë në mëdyshje faktin se Mbape do të përshtatet shpejt me ekipin e ri. “Mbape do të përshtatet shumë mirë. Ai zotëron spanjishten dhe shumë përvojë. Mezi pres ta shoh atë me fanellën e Realit në ‘Santiago Bernabeu’”, tha Raul.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"