Postuar: Gusht 31, 2018 | 17:30
Prezantohet Gerhard Progni, mund të luajë sërish ndaj Kamzës
Pas lajmit të bërë publik ditën e djeshme, Gerhard Progni është prezantuar ditën e sotme, tek Teuta e Bledi Shkëmbit. 32-vjeçari, i cili së fundmi mbajti veshur fanellën e Partizanit, vendosi të largohej nga skuadra e kuqe, për shkak se nuk ishte zgjedhje e parë e trajnerit Gega.
Progni ka nisur menjëherë stërvitjen me skuadrën durrësake dhe me shumë gjasa do të debutojë të dielën kundër Kamzës, skuadrën me të cilën u ndesh një javë më parë, kur mbante fanellën e Partizanit. Me afrimin e tropojanit, Teuta duket e kompletuar dhe do të luftojë për një nga vendet e parë në kampionat.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"