Priten “spastrime” nga Vllaznia, Kaina Nunjesh bën gati valixhet
Nga Vllaznia do të largohen disa lojtarë përpara nisjes së përgatitjeve për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.
Skuadra do të mësojë kundërshtarin që do të ketë në turin e parë pas shortit që do të hedhë UEFA më 20 qershor. Ndeshjet janë parashikuar të luhen më 13 dhe 20 korrik. Kuqeblutë kanë marrë tashmë pushimet, ndërsa në ditët në vijim pritet të ketë disa konfirmime për largime.
I pari do të jetë sulmuesi brazilian, Kaina Nunjesh, të cilit i përfundon kontrata. Por, dilemat janë të mëdha edhe me disa titullarë, duke filluar nga Gurishta dhe Latifi, të cilët gjithashtu dalin futbollistë të lirë. Drejtuesit e klubit kanë nisur që tani nga puna për të diskutuar me lojtarët që kanë interes t’i mbajnë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"