Pritet pushtim turk në stadium, mesfushori i Holandës: Nuk i mbyll veshët nga tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 18:12

Pritet pushtim turk në stadium, mesfushori i Holandës: Nuk i mbyll veshët nga tifozët

A mundet ambienti i nxehtë dhe mbështetja e jashtëzakonshme e tifozërisë turke të ketë ndikim kundër Holandës? Është duke u folur shumë për këtë temë, por mesfushori Shouten nuk mendon se futbollistët e vuajnë këtë pjesë.

asdsdadasasdadadads

Titullari i skuadrës së Kumanit ka pranuar se mund të ketë shumë zhurmë dhe atmosferë të ndezur në këtë ndeshje, por nuk do t’i mbyllin veshët. “Tifozët e tyre sigurisht që do të bëjnë gjithçka për ta mbështetur skuadrën. Ne duhet që të jemi të përqendruar nga momenti i parë deri në të fundit. Duhet ta shijojmë këtë atmosferë dhe të përpiqemi që të nxjerrim prej saj energjinë pozitive. Unë nuk do të vë tapa për veshët”, tha ai.

Edhe nga këto batuta kuptohet që Holanda pas fitores bindëse me Rumaninë është e relaksuar dhe po pret të zbresë në fushën e lojës për të bërë detyrën. Ekipi ka qenë pushim ditën e djeshme. Shouten ka besim se skuadra do të bëjë gjithçka për të triumfuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"