Pritet zyrtarizimi, portieri i Kosovës transferohet te klubi i ri në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 15:22

Pritet zyrtarizimi, portieri i Kosovës transferohet te klubi i ri në Premier Ligë

Arijanet Muriç nuk do të luajë në Championship në sezonin e ardhshëm, ndonëse ra atje me klubin e Bërnlit pas një sezoni në elitën e futbollit anglez. Portieri i Kosovës, ka gjetur akordin dhe do të vazhdojë të luajë në Premier Ligë, por tashmë me fanellën e Ipsuiç.

muric

Sipas informacioneve nga mediat britanike, klubi i Ipsuiç ka vendosur të blejë portierin kosovar, duke paguar fillimisht 8 milionë paund në arkat e Bërnlit, me shifrën që mund të arrijë deri në 10 milionë paund nga bonuset e ndryshme.

Për portierin parashikohet që të kryhen vizitat mjekësore në ditët e ardhshme, para se të vijë firma në kontratën që mendohet se do të jetë katërvjeçare. Muriç luajti në 10 ndeshje në sezonin e kaluar me fanellën e Bërnlit në Premier Ligë, duke dhuruar paraqitje mjaft ë të mira dhe kjo ka  bërë që Ipsuiç të interesohet dhe të blejë kartonin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"