Problemet gjatë kthimit, delegacioni i Vllaznisë “ngec” në Islandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 22:58

Problemet gjatë kthimit, delegacioni i Vllaznisë “ngec” në Islandë

Sikur të mos mjaftonin problemet me gjykimin, një pjesë e delegacionit shkodran që udhëtoi në Islandë ka pasur probleme edhe në aeroport gjatë kthimit.

VLLAZNIA

Si rezultat i turbulencave ajrore u ndërprenë fluturimet nga Reikjaviku drejt Austrisë, ku kishin tranzitin një pjesë e delegacionit shkodran. Pjesa e ngecur në aeroport janë sistemuar nga autoritetet vendase në hotelet e zonës. Skuadra nuk e vuajti këtë problem, pasi ata tranzitin e kishin nga Gjermania.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"