“Problemi im është se nuk bëj dot më se*s”, Van Gal zbulon situatën shëndetësore dhe ofertën e papritur: Refuzova Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 18:25

“Problemi im është se nuk bëj dot më se*s”, Van Gal zbulon situatën shëndetësore dhe ofertën e papritur: Refuzova Bajernin

Luis Van Gal lufton prej vitesh me kancerin e prostatës, një formë agresive të tij. Por ish-trajneri 72-vjeçar holandez, ka folur me optimizëm rreth kësaj beteje që po kalon në një intervistë të dhënë së fundmi për RTL, ku ka shpjeguar edhe se ka refuzuar ofertën e Bajern Mynih për t’u kthyer në panknë.

adsdsadasdasadsadsads

“Shëndeti im? Jam mirë. Pas tre vitesh me radioterapi, infeksione në veshka, operacion në prostatë, unë më në fund mund ta menaxhoj situatën. Tani mund të urinoj në mënyrë natyrale, që është e rëndësishme. Por nuk mund të bëj më seks dhe ky është një problem”, tha duke qeshur holandezi.

Ai shpjegoi më pas se në periudhën pas largimit të Tomas Tuhel, ai kishte qenë një nga emrat që Bajern Mynih kishte kontaktuar për ta kthyer në pankinë. “Bajerni më kërkoi të bëhesha trajneri i tyre dhe isha i çuditur”, tha Van Gal i cili kishte refuzuar këtë ofertë dhe të tjera që kishte marrë që pasi la drejtimin e Holandës në fund të Botërorit 2022.

Ai ka drejtuar Bajernin në vitet 2009-2011, duke fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën, si dhe duke shkuar deri në finalen e Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"