Protagonist me Slloveninë në Europian, Inzagi zgjedh një mbrojtës për Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 16:40

Protagonist me Slloveninë në Europian, Inzagi zgjedh një mbrojtës për Interin

Interi është në kërkim të një mbrojtësi për të forcuar repartin që ishte një nga pikat më të rëndësishme të formacionit që fitoi yllin e dytë.

jaka-bijol-3

Mes profileve që po vlerësohet është edhe ai i Jaka Bijol, që pëlqehet shumë nga trajneri Inzagi. Bijol bëri një Europian fantastik si protagonist me fanellën e Sllovenisë. Është një mbrojtës modern që mund të luajë mirë me topin edhe për faktin që në të shkuarën ka qenë mesfushor.

Ai di ta interpretojë mjaft mirë rolin si në linjën me 3, ashtu edhe me 4, pasi e ka bërë me kombëtaren. Me skuadrën e Udinezes ka mësuar sekretet në mbrojtje me 3. Inzagi sheh tek ai një qendër të majtë ideale për të zëvendësuar Bastonin, në një mbrojtje që numrat e konfirmuan si më të mirën e sezonit që lamë pas, me 22 gola të pësuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"