PSG-ja po kërkon pasardhësin e Kilian Mbape, Luis Enrike: Nuk ekziston askush që mund ta zëvendësojë atë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 14:20

PSG-ja po kërkon pasardhësin e Kilian Mbape, Luis Enrike: Nuk ekziston askush që mund ta zëvendësojë atë

Luis Enrike mund të flejë i qetë falë triumfit të tij në Kupën e Francës, pasi mposhti Olimpik Lionin në finale dhe festoi në këtë mënyrë dopietën franceze. PSG-ja duhet të kthejë menjëherë faqen, duke qenë se do të humbasë lojtarin e tyre më të mirë, dhe për këtë gjë është koshient edhe tekniku spanjoll.

mbape luis enrike

“Askush nuk mund ta zëvendësojë Mbapen, vetëm një ekip me ambicie mund ta bëjë këtë. Dhe ndoshta katër, pesë ose gjashtë lojtarë të bashkuar, që do të rekrutohen për vitin e ardhshëm. Pa Kilian ne do të përpiqemi të japim më shumë si ekip. Do të jetë një sfidë për të gjithë lojtarët që do të mbërrijnë këtu, ne duam të shkruajmë historinë dhe ta fitojmë këtë Ligë të Kampionëve.

Kam pasur mundësinë të trajnoj Kilian këtë sezon. Ishte një sezon i vështirë për të. Pas shtatë vitesh dhe kaq shumë suksesesh, është shumë e vështirë të thuash lamtumirë. Ai ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte ekipin e tij.

Çfarë do të bëjë Luis Enrique tani? Pak pushime, me një sy gjithmonë në merkato. Është fundi i sezonit, dhe negociatat fillojnë. Ne do të përpiqemi të përmirësojmë skuadrën. Projekti i PSG-së është mbresëlënës duke marrë parasysh potencialin tonë.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"