PSG, kritika të reja për Donaruman: Kur kërcen duket më i shkurtër se kur nuk kërcen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 13:55

PSG, kritika të reja për Donaruman: Kur kërcen duket më i shkurtër se kur nuk kërcen

PSG-ja e mbyll sezonin me një tjetër trofe. Djemtë e Luis Enrikes mbrëmë mundën me vështirësi Olimpik Lionin në finale dhe fituan Kupën e Francës, duke marrë kështu dopietën e Francës pasi triumfuan edhe në Ligue 1. Xhanluixhi Donaruma, pavarësisht suksesit, u rikthye duke marrë disa kritika nga ekspertët francezë.

donaruma

Daniel Riolo, një nga komentatorët më të njohur të televizionit francez, “RMC Sport” , tërhoqi vëmendjen për një veprim ku portieri i kombëtares italiane u bëri gabim në një dalje. “Kur kërcen duket më i shkrutër se kur nuk kërcen. Dhe pastaj i mungon topi”, tha gazetari.

Edhe ”Foot Mercato” nuk i dha notë kaluese, (vlerësimi 5.5) për të njëjtën arsye: “Siç ndodh shpesh, portieri i PSG-së nuk ishte mirë në lojën e tij ajrore, veçanërisht në goditjet e vendosura. Megjithatë, ai u pozicionua në mënyrë perfekte me një goditje me kokë nga Nikolas Taliafiko. Përveç kësaj pritjeje, italiani nuk pati asnjë përpjekje tjetër për të “larë” veten”.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"