Publikohen dokumentet për pagesën e 7,3 mln eurove për gjyqtarët, shteti spanjoll akuzon Barcelonën për korrupsion dhe mashtrim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2023 | 19:06

Publikohen dokumentet për pagesën e 7,3 mln eurove për gjyqtarët, shteti spanjoll akuzon Barcelonën për korrupsion dhe mashtrim

Klubi i Barcelonës është në telashe të mëdha sa i përket çështjes Negreira. “Fiscalia”, autoriteti i kontrollit financiar në Spanjë, ka denoncuar në autoritetet juridike katalanasit, duke publikuar edhe dokumentet të cilat konfirmojnë pagesat e njëpasnjëshme që i ishin bërë Enrikuez Negreira, ish-zëvendëspresidentit të Komitetit të Gjyqtarëve në Spanjë.

barcelona policia

Sipas këtyre dokumenteve, vërtetohet pagesa e një shume prej 7,3 milionë eurosh nga viti 2001, deri në vitin 2018 për të. Autoriteti financiar, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, është i bindur bëhet fjalë për një tentativë korrupsioni me qëllimin e marrjes në këmbim të favoreve nga gjyqtarët.

Ky është në lajm “bombë” për katalanasit, të cilët mund ta pësojnë kështu shumë rëndë në një periudhë kur po vuajnë edhe probleme të mëdha ekonomike. Tashmë të gjithë presin atë që do të thotë drejtësia civile në këtë çështje, me drejtësinë sportive që do të hyjë në veprim menjëherë pas saj.

sdffsdsfdsfsfsdfsdfsd sdfsdffsfsdfsfdsfsdfsdfsfd dfgdfgggggdgf dfggdfggggddg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"