Publikohen rrogat në Seria A, Ronaldo i pakapshëm. Juvja “makineri parash”, ja sa paguhen yjet në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2019 | 18:24

Publikohen rrogat në Seria A, Ronaldo i pakapshëm. Juvja “makineri parash”, ja sa paguhen yjet në Itali

Ditën e sotme, është “Gazzetta dello Sport” në Itali, që ka zbuluar rrogat e të gjitha ekipeve në Seria A, dhe konfirmohet sërish, se më i paguari është Kristiano Ronaldo.

ronaldo

Nga vëzhgimi, vihet re se 20 klubet elitare italiane, shpenzojnë plot 1.36 miliardë euro në rrogat bruto, shifra më e madhe kjo ndonjëherë në histori. Më i paguari, është sigurisht portugezi Ronaldo, që në një vit fiton plot 31 milionë euro.

Pas tij, renditet sërish një lojtar i “Zonjës së Vjetër”, ardhja e kësaj vere Matajs De Ligt, me 12 milionë euro në total(8m + 4m bonuse), ndërsa i treti gjendet Romelu Lukaku i Interit, me 7.5 milionë euro në sezon plus 1.5 të tjera në formë bonusesh. Më tej, deri në vendin e dhjetë, të gjithë janë lojtarë të Juventusit, ku përmendim Higuain, Dibala, Rabio, Ramsei, Pjaniç, Kosta apo Manxukiç. Për të gjetur një lojtar nga Milani, duhet të zbresim në vendin e 12-të, ku Xhanluixhi Donaruma përfiton 6 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, renditjen e ekipeve e kryeson Juventusi, me 294 milionë euro të cilat shkojnë për lojtarët në një sezon. Në vendin e dytë renditet Interi, që jep 139 milionë euro për futbollistët, më pak se gjysma e Juves.

Poshtë zikaltërve, rendite Roma me 125 milionë, e Milani me 115 milionë. Më poshtë, renditjet e lotjarëve dhe ekipeve.

Renditja e ekipeve

1.    Juventus (€294m)*

2.    Inter (€139m)

3.    Roma (€125m)

4.    Milan (€115m)

5.    Napoli (€103m)

6.    Lacio (€72m)

7.    Torino (€54m)

8.    Fiorentina (€50m)

9.    Kaljari (€44m)

10.  Bolonja (€41m)

11.  Xhenoa (€40m)

12.  Sampdoria (€36m)

13.  Atalanta (€36m)

14.  Sasuolo (€35m)

15.  Leçe (€32m)

16.  Parma (€31m)

17.  SPAL (€30m)

18.  Udineze (€30m)

19.  Bresha (€28m)

20.  Verona (€25m)

20 lojtarët më të paguar në Seria A

1.    Kristiano Ronaldo (Juventus, €31m)*

2.    Matajs De Ligt (Juventus, €8m + €4m)

3.    Romelu Lukaku (Inter, €7.5 + €1.5m)

4.    Gonzalo Higuain (Juventus, €7.5m)

5.    Paulo Dibala (Juventus, €7.3m)

6.    Adrien Rabio (Juventus, €7m + €2m)

7.    Aaron Ramsei (Juventus, €7m)

8.    Miralem Pjaniç (Juventus, €6.5m)

9.    Duglas Kosta [Juventus, €6m)

10.  Mario Manxukiç (Juventus, €6m)

11.  Sami Khedira (Juventus, €6m)

12.  Xhanluixhi Donaruma (Milan, €6m)

13.  Kalidu Kulibali (Napoli, €6m)

14.  Leonardo Bonuçi (Juventus, €5.5m)

15.  Edin Xheko (Roma, €5m + €1m)

16.  Diego Godin (Inter, €5 + €1m)

17.  Aleks Sandro (Juventus, €5m)

18.  Emre Xhan (Juventus, €5m)

19.  Alexis Sançez (Inter, €5m)

20.  Lorenzo Insinje (Napoli, € 4.6m)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"