Publikohet video, Nejmar kapet duke qarë në diskotekë pas eliminimit të Brazilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 23:51

Publikohet video, Nejmar kapet duke qarë në diskotekë pas eliminimit të Brazilit

 Kombëtarja e Brazilit u eliminua nga Uruguai në çerekfinalen e Copa America.  Një video në rrjetet sociale është publikuar e cila po merr shumë reagime. 

nejmar

Është futbollisti i Al Hilalit, Nejmar i cili pas ndeshjes kishte shkuar në diskotekë.  Në video shihet se si Nejmar nuk mund t’i ndalte lotët, derisa shokët e tij tentonin ta ngushëllonin. 

Nejmar nuk arriti të ishte i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të lëndimit që e ka pësuar muaj më parë sa ishte te klubi nga Arabia Saudite. 

Vlen të theksohet fakti se Brazili u eliminua me penallti me Uruguain teksa koha e rregullt përfundoi me shifrat 0-0.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"