Postuar: Gusht 20, 2022 | 23:43
Puthje e përqafime në publik/ Pike nuk fshihet më, fotografohet në momente intime me të dashurën e re! Kush është 23-vjeçarja “fotokopje” me Shakirën
Zherard Pike dhe e dashura e tij e re Klara Kía nuk fshihen më!
Futbollisti është fotografuar në momente intime me partneren e re që duket se ishte shkaku i ndarjes së tij me Shakirën.
Ka qenë ‘Socialité’ media që ka publikuar imazhet e para të Zherard Pike me të dashurën e tij të re, Klara Kía. Në pamje shihet mbrojtësi i Barcelonës duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje me të dashurën e tij.
Imazhet janë shkrepur të premten në mbrëmje në Puigcerdà, specifikisht në koncertin e Dani Martin : “Kishte përqafime para të gjithëve,” thanë dëshmitarët . “Qëndrimi i tyre ishte i relaksuar, duke dhënë ndjesinë se nuk janë në një fazë fillestare”, shtojnë më tej burimet.
Por kush është Klara Kia?
Klara Kía është 23 vjeçe dhe është studente e Marrëdhënieve me Publikun. Ajo dhe Pike janë bashkë prej muajsh dhe ishin takuar në një lokal. Atje, furbollisti i ofroi Klaras një punë. Po ashtu janë publikuar fotot e të resë, e cila ka një ngjashmëri me Shakirën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"