Qerimaj i 4-ti në shkëputje, i 9-ti në shtytje. Shkodrani nuk arrin zonën e medaljeve
Erkand Qerimaj ngriti vetëm 2 prova, nga 6 në total, në Botërorin e peshëngritjes, që po zhvillohet në Amerikë.
Qerimaj e nisi me 155 kilogramë në provën e parë, në stilin e shkëputjes. Shkodrani bëri një provë të rregullt, duke e ngritur këtë peshë, por më pas nuk mundi të ngrejë 157 kilogramë, në dy provat e tjera. Ai u rendit në vendin e katërt, pa arritur të futet në zonën e medaljeve.
Në stilin e shtytjes, Erkandi e nisi me 187 kilogramë, duke e ngritur me sukses provën e parë. Në provën e dytë me 191 kilogramë, Qerimaj nuk arriti ta ngrinte dot. Edhe prova e tretë me po kaq kilogramë, rezultoi e dështuar. Në këtë stil, ai u rendit në vendin e nëntë.
Në total, në dygarësh, Erkand Qerimaj u rendit i gjashti, me 342 kilogramë të ngritura.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"