Postuar: Korrik 17, 2024 | 21:10
Racizmi i boshnjakëve në duelin e parë, tifozët e Egnatias i “kundërpërgjigjen” me flamuj kuqezinj: Luftojmë për shqiptarinë…
Edhe pse pjesëmarrja nuk është shumë e lartë, tifozët e Egnatias, të pranishëm në “Elbasan Arena”, vendosën t’i kundërpërgjigjeshin racizmit të boshnjakëve të Banja Lukës në ndeshjen e parë me flamuj kuqezinj, teksa, para fillimit të ndeshjes, ishin afro 100 flamuj të Shqipërisë që u shpalosën nga tifozët rrogozhinas.
Nuk mungoi as një banderolë ku shkruhej: “Luftojmë për shqiptarinë” .
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"