Rafael Nadal rikthehet me fitore, tenisti spanjoll regjistron një tjetër rekord në tenis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2024 | 8:50

Rafael Nadal rikthehet me fitore, tenisti spanjoll regjistron një tjetër rekord në tenis

Rafael Nadal u kthye me fitore në tenis pas thuajse një viti jashtë fushave.

rafael-nadal-4

Tenisti nga Majorka mposhti në dy sete (7-5 dhe 6-1) Dominik Thiem duke u kualifikuar për në raundin e 1/8-tave në turneun e Brisbane në Australi, një event përgatitor para Grand Slam-it të parë të vitit Australian Open.

Ky sukses i mjaftoi 37-vjeçarit për të vendosur një tjetër rekord të lavdishëm në karrierën e gjatë.

Objektivi kryesor i Nadal është të jetë në formën maksimale për turneun Australian Open që starton më datë 14 janar dhe përfundon më datë 28 janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"