Ramadani: Kombëtaren e kam ëndërruar që fëmijë, dua të luaj nga minuta e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2017 | 17:27

Ramadani: Kombëtaren e kam ëndërruar që fëmijë, dua të luaj nga minuta e parë

Mesfushori më i ri i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, nuk e fsheh gëzimin e tij për ftesën e marrë nga Kombëtarja A para miqësores ndaj Turqisë. Në një intervistë të dhënë për “Supersport”, ai tregon si e priti grumbullimin nga trajneri Panuçi dhe objektivin për të dhënë më të mirën me kuqezinjtë.

shqiperi estoni shpresat kombetarja u21 ramadani bare

“Ishte një gëzim shumë i madh për mua, sepse e kam menduar që fëmijë. Jam shumë i lumtur që ëndrra ime u bë realitet.  Mendoj se konkurrenca është e vështirë, por unë gjithmonë do të mundohem të bëj punën time më së miri. Me punë dhe sakrificë do ia dal. Në skuadër ka shumë lojtarë cilësorë, por unë do vazhdoj hap pas hapi, pse jo të luaj një ditë nga minuta e parë.

Te Partizani kam qenë në formën time më të mirë, por edhe këtu në Danimarkë kam luajtur disa ndeshje të mira. Mendoj se kjo është edhe arsyeja e ftesës. Kam punuar shumë për të arritur këtë moment”, u shpreh Ramadani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"