Randi Dumfur, gjithmonë e më larg Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 15:09

Randi Dumfur, gjithmonë e më larg Skënderbeut

Për merkaton në dalje të Skënderbeut duhet thënë se Randi Dumfur duket gjithnjë e më larg korçarëve. Ardhja e kolumbianit Luço Vaskuez duket se i mbyll dyert Randit, i cili me shumë mundësi do të shitet te një ekip i huaj, me shumë mundësi në Kazakistan.

Dumfur

Për momentin nuk ka asgjë të sigurt rreth lëvizjes së tij, por klubi po punon me qëllimin që të mos e humbasë me parametra zero lojtarin ganez, i cili luante si mbrojtës qendre, po ashtu edhe si mesfushor.

Klubi juglindor ka shitur së fundi dy sulmuesit Frenklin dhe Xhantu, ndërkohë që ka oferta për disa nga titullarët më të rëndësishëm të tij, si Rashica, Liço, Nikaj e ndonjë tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"