Ranieri afron një tjetër 18-vjeçar tek Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2014 | 9:39

Ranieri afron një tjetër 18-vjeçar tek Vllaznia

Vllaznia U-19Para takimit me Elbasanin, që është një tjetër sfidë shumë e rëndë- sishme për shkodranët, trajneri Baldo Raineri nuk ka ngurruar që të besojë sërish te lojtarët e akademisë kuqeblu. Pasi ka grumbulluar dy javë më parë mesfushorin Ardit Krymi, i cili ka qenë titullar në dy fitoret ndaj Flamurtarit dhe Apolonisë, zbulimi i radhës i Rainerit është afrimi i sulmuesit Erald Çinari.

Ky i fundit është golashënuesi më i mirë i kampionatit U-19, me 10 gola. Ai po stërvitet aktualisht me ekipin e parë dhe do të jetë i gatshëm për Vllazninë në ndeshjen e radhës kundër Elbasanit. Sipas të gjitha gjasave, ai do të grumbullohet nga trajneri Raineri dhe nuk është çudi që të debutojë me fanellën kuqezi të dielën. Italiani konfirmon edhe një herë se beson shumë te futbollistët e rinj shkodranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"