Rashford në dyshim për Bornmëthin, Ten Hag: S’po mendoj Champions-in
Markus Rashford është në dyshim për transfertën e Mançester Junajtidit kundër Bornmëthit këtë pasdite, pasi është i sëmurë, tha trajneri Erik ten Hag në konferencë.
Ndërsa “djajtë” do të kërkojnë të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt garantimit të vendit të katërt, që i kërcënohet nga Liverpuli. “Varan është i disponueshëm, Skot MekTominej i është bashkuar stërvitjes dhe nëse seanca shkon mirë, ai do të jetë në skuadër. Rashford është stërvitur mirë gjatë gjithë javës, por sot (dje) ishte i sëmurë.
Do të shohim se si do të shkojë gjatë ditës dhe pastaj do të vendosim nesër (sot). Së pari, kur kam parë këtë projekt, rëndësi kishte që të riktheheshim në Champions. Por sot nuk e mendoj. Tani mendoj vetëm për ndeshjen e radhës dhe ajo është Bornmëthi”, tha trajneri holandez në konferencën për shtyp.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"