Postuar: Dhjetor 28, 2017 | 11:13
Rashica drejt Hanoverit falë ish-kapitenit Altin Lala
Milot Rashica vijon që të jetë një ndër më të spikaturit te Viteshe në Holandë. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës braktisi Shqipërinë pasi nuk u bë pjesë e skuadrës kuqezi që mori pjesë në EURO 2016. Së fundi, emri i tij ka nisur të përmendet edhe njëherë në merkaton e transferimeve.
Fillimisht një skuadër si Njukasëll doli në skenë, e interesuar për mesfushorin, ndërkohë që se fundmi menaxheri i tij mund të shërbejë për një transferim drejt Bundesligës. Hanover mund të jetë një destinacion i mundshëm për Rashicën, ndërkohë që Altin Lala mund të shërbejë fare mirë për ta mundësuar këtë transferim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"