Rastësia/ Rivalët e Champions e përgatitin ndeshjen ndaj Egnatias në të njëjtin vend me rrogozhinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 22:18

Rastësia/ Rivalët e Champions e përgatitin ndeshjen ndaj Egnatias në të njëjtin vend me rrogozhinasit

Egnatia e nis rrugëtimin në Champions më 10 korrik, ku në Bosnjë do të luaj ndeshjen e parë të raundit të parë kundër Boracit të Banja Lukës, në orën 21:00. Shorti u ka prishur punë disi të dy ekipeve, pasi ata kishin prenotuar fazën përgatitore në të njëjtin vend në Slloveni.

egnatia

Me gjasa këto dy ekipe mund të luanin ndonjë miqësore mes tyre, por për ironi të fatit dy kundërshtarët në Champions janë shumë pranë njëri-tjetrit, duke ua bërë më të lehtë punën për t’i njohur gjatë fazës që po kryejnë në Slloveni.

Boshnjakët e kanë pritur me entuziazëm përballjen me kampionët e Shqipërisë, gjë të cilën e kanë deklaruar edhe më herët. Trajneri i Boracit është Mladen Zizoviç, i cili u përfol se mund të merrte drejtimin e Tiranës, por në fund pranoi ofertën e kampionëve të Bosnjës dhe Hercegovinës. “Pas shortit, menjëherë filluam të mbledhim të gjitha informacionet e nevojshme për përgatitjen e ndeshjes. E di që Egnatia në sezonin e kaluar ka kryesuar kampionatin shqiptar, pothuajse gjatë gjithë kohës. Kjo tregon se ata kanë cilësi, por ne do të përgatitemi mirë për dy ndeshjen e ardhshme. Pres një atmosferë fenomenale në Banja Luka”, u shpreh trajneri Zizoviç.

Ndërsa drejtori sportiv i skuadrës boshnjake, Oliver Jandriç, në lidhje me dy ndeshjet me Egnatian u shpreh: “Unë jam i mendimit se nga grup rivalëve të mundshëm që kishim në short kemi marrë kundërshtarin më të mirë, me të cilin kemi mundësi të matim forcat. Tani na takon ne t’i analizojmë mirë dhe të përgatitemi për dy ndeshjet e ardhshme. Dua t’u bëj thirrje tifozëve tanë që të na mbështesin dhe të fitojmë dhe së bashku të kalojmë në raundin e dytë së bashku”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"