Raundi i parë i Ligës së Europës/ Dy futbollistët që e mbyllën sezonin me Dinamon e Dritan Mehmetit festojnë… kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 22:37

Raundi i parë i Ligës së Europës/ Dy futbollistët që e mbyllën sezonin me Dinamon e Dritan Mehmetit festojnë… kualifikimin

Sherif Tiraspol ia doli të kualifikohej për në raundin e dytë të Ligës së Europës, me dy futbollistët që e mbyllën sezonin e shkuar me Dinamon e Dritan Mehmetit në Superiore. Bëhet fjalë për mbrojtësin Behiraçe dhe mesfushorin Alesio Mija.

zira 

I pari u aktivizua titullar duke qëndruar në fushë gjatë 120 minutave, ndërkohë që Mija u hodh në fushë në minutën e 53-të, ndërkohë që 1 minutë më vonë erdhi goli i dytë i moldavëve. 

Sherifi arriti të triumfonte në kohën e rregullt me rezultatin 1-2, dueli shkoi në shtesa, për shkak të humbjes në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0. 

Dy shtesat nga 15 minuta, nuk prodhuan gol, ndërkohë që Sherif Tiraspol, arriti të kualifikohej me penallti. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"