Reagimi i Skënderbeut: Nuk ka vendim përfundimtar, e dinim prej kohësh këtë akuzë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 18:10

Reagimi i Skënderbeut: Nuk ka vendim përfundimtar, e dinim prej kohësh këtë akuzë

Klubi i Skënderbeut ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, në lidhje me dënimin e mundshëm nga UEFA, sipas raportit të komisionerve të disiplinës dhe etikës, të cilët kërkojnë përjashtimin e Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet Europiane si dhe 1 milionë euro gjobë.

SKENDETRBEU455

JA REAGIMI I SKËNDERBEUT PËR KËTË ÇËSHTJE:

Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ dëshiron te informoje opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.

Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA. Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit.

Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të kodit të disiplinës së UEFA-s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çeshtje disiplinore në proces për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore.

KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës.

Sektori juridik i KF Skënderbeu po ndjek proçedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë që çështja do të mbyllet me sukses.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për shtyp
KF Skënderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"