Reagon Luftëtari: Bregu te Partizani? Është i yni për 3 vite
Klubi i Luftëtarit ka reaguar dje pas zërave për një akord mes Partizanit dhe mesfushorit të gjirokastritëve, Dejvi Bregu. Për “Panorama Sport”, shefi i klubit bluzi, Gentjan Nora, sqaroi se lojtari vlonjat ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe nuk ka asnjë shans të lëvizë.
“Është hera e parë që dëgjojmë për një tratativë të tillë. Megjithatë, më duhet t’u sqaroj se Bregu ka firmosur një kontratë 3- vjeçare, me vullnetin e tij të plotë. Natyrisht, duke parë edhe ecurinë e mirë të lojtarit, presim të ketë oferta. Gjithsesi, nuk ka asnjë shans që Bregu të lëvizë.
Do të veprohet konform rregullave, por ju theksoj se Partizani nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare në klub. Për të ardhmen e lojtarit vendosim ne, askush tjetër”, ka bërë të ditur Nora. Kujtojmë që Bregu ka shkëlqyer këtë sezon me Luftëtarin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"