Reali Madridi zbret nga froni Sitin, ja sa vlen klubi i bardhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 12:30

Reali Madridi zbret nga froni Sitin, ja sa vlen klubi i bardhë

Reali i Madridit është klubi më i vlefshëm në botë për vitin 2024, duke zbritur kështu nga froni kampionët e Anglisë, Mançester Sitin.Ovn4uExc188E_Yu1ksLXzwpYU_1440x923Vlera e klubit të bardhë u rrit me 16% krahasuar me një vit më parë dhe ka parakaluar “Qytetarët” parë për të rifituar pozicionin e tij si marka më e vlerësuar e klubeve të futbollit në botë, vlerësim ky i bërë me një indeks të fuqisë së markës (BSI) që arrin në 96.26 nga 100 dhe që riafirmon pozicionin e tij dominues në botë. Renditja vjetore e “Brand Finance” vlerëson markat më të vlefshme dhe më të forta të futbollit në botë. Në vendin e 3-të në renditje vijon të qëndrojë Barcelona me një vlerë prej 1,542 milionë euro. Dhe kjo pavarësisht problemeve të mëdha financiare me të cilat përballet klubi blaugrana.

ÇELËSI I SUKSESIT – Klubi “merengues” kurorëzon fuqinë e tij në treg falë rëndësisë së marrëveshjeve tregtare. Markat e njohura botërore si “Fly Emirates”, “Adidas”, “HP”, “Mahou”, “Zegna”, “Sanitas”, “Coca Cola” dhe “PlayStation” janë të lidhura fort me institucionin e drejtuar nga Florentino Perez. Gjithashtu vlen të theksohet rinovimi i stadiumit “Santiago Bernabeu” dhe shfrytëzimi i tij pasues sportiv dhe tregtar i ka dhënë një avantazh të madh Realit të Madridit në rivlerësimin e markës së tij sportive.

Një pikë tjetër që merr parasysh ky raport është qëndrueshmëria. Klubi madrilen ka rritur politikën e saj për mbrojtjen e mjedisit me iniciativa të tilla si reduktimi i ndikimit të aktiviteteve të tij në burimet natyrore; riciklimi i materialeve dhe mbetjeve, falë një marrëveshjeje me “Ecoembes España”, konsumi i ujit, falë marrëveshjes me Këshillin Bashkiak të Madridit, ku uji për fushat dhe kopshtarinë vjen nga rrjeti i ujit të ricikluar të administratës. Dhe së fundi, zona sportive. Arritjet në seksione të ndryshme të klubit tregojnë çdo vit vlerën dhe potencialin e të gjithë infrastrukturës.22LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"