Refuzoi Kosovën, talenti i Grasshopersit zgjedh Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2017 | 9:57

Refuzoi Kosovën, talenti i Grasshopersit zgjedh Shqipërinë

Eksodi i futbollistëve për të lënë Kombëtaren shqiptare dhe për të zgjedhur Kosovën duket se nuk do të ketë vetëm një drejtim. Të paktën, së fundmi është një rast tjetër ku një prej futbollistëve ka zgjedhur të refuzojë ftesën e përfaqësueses së re, për të pranuar të luajë me Shqipërinë.Qollaku

Këtë rast nuk bëhet fjalë për skuadrat e drejtuara nga De Biazi dhe Albert Bunjaku, por për ekipet Shpresa. Arijan Qollaku, një futbollist, i cili është pjesë e skuadrës së Grasshopersit ka vendosur që të mos e pranojë ftesën e marrë nga përfaqësuesja Shpresa e Kosovës.Qollaku

Prej disa ditësh, në adresë të tij kanë shkuar interesime si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova dhe mbrojtësi i djathtë ka vendosur që të pranojë ftesën e bërë nga Alban Bushi. Futbollisti i skuadrës zvicerane është i datëlindjes 1997 dhe një nga futbollistët premtues në të djathtë të mbrojtjes.Grasshopers

Trajneri i Kombëtares Shpresa duket se po bind të rinjtë me emrin dhe të shkuarën e tij si ish-bomber i Kombëtares, pasi kohë më parë ishte edhe Taulant Seferi që pranoi ftesën e Shqipërisë së vogël për të luajtur.Taulant Seferi kuqezi

Kampionati shqiptar – Dy ndeshjet e radhës, të cilat do të zhvillojë Kombëtarja Shpresa, ndaj Francës më 5 qershor dhe ndaj Estonisë më 12 qershor, kanë bërë që trajneri i Shpresave të përpilojë një listë me futbollistë të ftuar.

Sfida me Francën do të jetë miqësore dhe një test real i kuqezinjve të vegjël përpara se të fillojnë ndeshjet kualifikuese, të cilat startojnë ndaj Estonisë një javë më pas. Sot do të bëhet publike lista e plotë e trajnerit Bushi, mirëpo ky i fundit duket se ka bërë vend në ekip edhe për lojtarë nga kampionati shqiptar. Mes tyre, ka ftesë për Ramadanin e Partizanit si dhe për Hebaj e Krymi nga skuadra e Vllaznisë.hebaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"