Rekordet e pabesueshme/ Novak Xhokoviç më i miri i historisë, ja 12 arsyet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2023 | 22:55

Rekordet e pabesueshme/ Novak Xhokoviç më i miri i historisë, ja 12 arsyet

Novak Xhokoviç i ka dhënë fund debatit se kush është më i madhi i të gjitha kohërave (Goat) i tenisit. Disa do të vazhdojnë të kapen pas elegancës së Roxher Federer, të tjerë pas të gjitha sukseseve të Rafael Nadalit në fushat me dhe të kuq në Roland Garros, por shifrat flasin qartë dhe e certifikojnë “Nolen” si lojtarin më të mirë që ka pasur ndonjëherë tenisi.

Nolan

Më poshtë ju pasqyrojmë 12 arsyet pse serbi mund të konsiderohet më i miri të gjitha kohërave në sportin e raketës.

1-Titulli i fundit në “Roland Garros” e bën atë tenistin më të suksesshëm në turnetë e “Grand Slam”.

Xhokoviç arrin kuotën 23 dhe prish barazimin me të dëmtuarin Rafael Nadal. Ndërsa Roxher Federer, tashmë në pension, ka mbetur te numri 20. Xhokoviç ka mundësinë që ta pasurojë edhe më tepër palmaresin gjatë këtij sezoni në barin e Uimbëlldonit dhe në çimenton në US Open. Ndërkohë rivali më i afërt, Nadal, shpreson që të kthehet në garë vitin e ardhshëm në Australian Open.

2-I vetmi që ka fituar të paktën nga tri herë të gjithë turnetë e mëdha.

Arritjet e Novak Xhokoviç nuk kanë fund. Me triumfin e tij në tokën e Filip Katrier, ai bëhet lojtari i parë profesionist që gdhend emrin e tij të paktën tri herë në secilin prej trofeve të atyre që konsiderohen “major”. Nole regjistron 10 trofe Australian Open, 3 Roland Garros, 7 Uimbëlldon dhe 3 US Open.

3-Më shumë javë si lider i ATP-së.

Renditja botërore shënon vazhdimësinë dhe se sa konstantë janë tenistët në karrierën e tyre. Xhokoviç kapërceu rekordin e Federerit prej 310 javësh në krye më 8 mars 2021. Ai akumuloni plot 387 dhe nga dita e djeshme do të vazhdojë ta rrisë atë shifër, sepse Nole është rikthyer në vend të parë, duke kaluar Karlos Alkarazin.

Nadal qëndron në kuotën 209 javë. Të qenit numër një në këtë pikë ka një meritë të dyfishtë për Ballkanin, sepse ai nuk mori pikë në Uimbëlldonin e fundit, pavarësisht se fitoi, për shkak të bojkotit të tenistëve rusë dhe bjellorusë. Nole nuk ishte as në US Openin e kaluar, sepse nuk ishte në gjendje të hynte në Shtetet e Bashkuara, sepse nuk ishte vaksinuar kundër Koronavirusit. Gjithashtu nuk mund të shtonte katër Masters 1000 si Montreali, Cincinati, Indian Uells dhe Majemi.

4-Rekordi i pikëve në një sezon.

Në vitin 2015 Novak vendosi një rekord që nuk është arritur nga askush. Ai grumbulloi 16785 pikë falë 11 titujve: Australian Open, Indian Uells, Majemi, Monte Karlo, Roma, Uimbëlldon, US Open, Pekin, Shangai, Paris dhe Masters Kup.

5-Vendi i parë në Masters 1000.

Profesionistët këmbëngulin se tenisi nuk është vetëm katër “Grand Slamet” dhe kanë të drejtë. Pasi poshtë tyre kemi më pas vijnë nëntë turnetë e kategorisë Masters 1000 të përhapura në të gjithë botën. Xhokoviç është gjithashtu ai me më shumë triumfe, 38, dy më shumë se Nadal. Zvicerani Federer pozicionohet i treti me 28. Nole është i pari në renditje, pavarësisht se nuk ka luajtur vitin e kaluar dhe as nuk është as në Indian Uells, Majemi, si dhe Montreal e Cincinati.

6-I vetmi me nëntë titujt TMS.

Xhokoviç është lojtari i vetëm që ka fituar të nëntë Masters 1000. Në fakt, ai e ka bërë këtë të paktën në dy raste. Në vitin 2015 ai regjistroi gjashtë nga nëntë. Nadalit i mungojnë Majemi, Shangai dhe Paris-Bersi, ndërsa Federerit i mungojnë Monte Karlo dhe Roma.

7-Kampioni me më shumë “Grand Slam” (11) pas moshës 30-vjeçare.

Dieta dhe regjimi që tenisti nga Beogradi ndjek po japin rezultate. Tashmë ai ka fituar titullin e njëmbëdhjetë “Grand Slam” mbi moshën 30 vjeç, më konkretisht në moshën 36 vjeç e 20 ditë. Nadal numëron 8 “Grand Slam” mbi të tridhjetë, ndërsa Federer 4.

8-Mjeshtër historik i ATP Finals.

Xhokoviç ka fituar gjithsej gjashtë herë ATP Masters Kup, duke barazuar rekordin e Roxher Federerit. Rafa i reziston emërimit të mjeshtrave që mbahet tashmë në Alpitour në Torino. Duke përfunduar i pamposhtur në edicionin 2022, ai mori në shtëpi çmimin më të lartë të dhënë ndonjëherë, i cili arriti në 4,600,000 euro.

9-Dominon përballjet me dy rivalët e tij më të mëdhenj.

Dominimi i Xhokoviçit është edhe në ndeshjet direkte me Federerin dhe Nadalin. Me helvetin ka një bilanc në favor me 27 fitore dhe 23 humbje. Me spanjollët precedentët janë nga 30 fitore dhe 29 humbje.

10-Përqindja më e madhe e fitoreve në histori.

Një tjetër nga rekordet që bie në sy në karrierën e Xhokoviçit është se ai ka vendosur në favor të tij 1058 nga 1268 ndeshjet e luajtura. Kjo jep një shkallë suksesi prej 83.43%. Nadal është i dyti në këtë klasifikim me 1068 fitore dhe 220 humbje, që do të thotë një përqindje efektiviteti prej 82.9%.

11-Lider në tituj mes tenistëve aktivë.

Fitorja në Roland Garros i mundëson Xhokoviçit të arrijë në 94 tituj, duke u barazuar kështu me një tjetër legjendë si Ivan Lendl. Rafael Nadal ka 92. Novak është lojtari aktiv më i vlerësuar dhe ka përpara 109 të Xhimi Konors dhe 103 të Federerit. Tenisti beogradas, të cilit i është dashur të mposhtë dy “top10” për të fituar “French Open”, paraqet një bilanc prej 245 fitoresh në 109 humbje kundrejt dhjetëshes së parë në renditje. Kjo supozon një përqindje efektiviteti prej 69.20%. Nadal ka 186 fitore dhe 102 humbje, me një përqindje prej 64.58%. Ndërsa Federer ka 224 fitore dhe 123 disfata, që do të thotë 64.6%.

12-Kampioni më i madh në moshë në Roland Garros.

Xhokoviç i ka marrë Nadalit në Paris një nga rekordet e tij të mëdha. Dhe pikërisht ai serb është bërë lojtari më i vjetër që ka ngritur Kupën e Musketierëve, me 36 vjet e 20 ditë. Rafa u kurorëzua në edicionin e kaluar me 36 vite e 2 ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"