RENDITJA E SUPERIORES/ “Luftë” e hapur në të gjitha frontet, ja si ndryshon tabela pas javës së 33-të
U luajtën ditën e sotme 5 duelet e vlefshme për javën e 33-të ku nuk munguan surprizat. Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, që përfundoi në barazim 1-1, duke e lënë të pandryshuar diferencën mes kryesuesve ku komandojnë bardheblutë me 2 pikë më shumë se të kuqtë e Kolelës.
Për sa i përket 4 dueleve të zhvilluara në orën 15:00, spikasin triumfet e Kastriotit dhe Bylisit, që mbajtën gjallë shpresat e mbijetesës, ndërkohë fitore të arta edhe për Vllazninë dhe Kukësin, me verilindorët që kanë bërë hapa të rëndësishëm duke iu larguar “play out”-it. Kur kanë ngelur edhe 3 javë për t’u luajtur, gjithçka mbetet e hapur në të gjitha frontet.
REZULTATET:
VLLAZNIA-TEUTA 1-0
8’ Çoba
KASTRIOTI-EGNATIA 1-0
80′ Greca
ERZENI-BYLIS 1-2
79′ Alan / 59′, 85′ Kaçorri
KUKËSI-LAÇI 3-0
59′ Ndreca, 87′, 90’+2′ Barbosa
TIRANA-PARTIZANI 1-1
81′ Deliu / 53′ Da Silva
RENDITJA:
PANORAMASPORT.ALA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"