Postuar: Maj 30, 2018 | 22:56
Rënia nga kategoria, presidentja “shkrin” ekipin
Ndryshime thelbësore priten tek ekipi i Domosdovës për sezonin e ri. Pas rënies në Kategorinë e Tretë dhe dështimit total të drejtuesve dhe futbollistëve për këtë sezon, presidentja e ekipit, njëherësh dhe kryetare e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, ka vendosur të pezullojë të gjithë ekipin bashkë me trajnerin dhe shefin e klubit.
Kjo pasi Rira bën fajtorë pikërisht futbollistët dhe drejtuesit për paraqitjet e dobëta. Futbollistët janë të gjithë të lirë të shkojnë ku të duan, ndërsa posti i trajnerit dhe shefit të klubit do të rishikohet. Nga burime afër Bashkisë Përrenjas mësohet se kryebashkiakja Rira deri në ndërtimin e stadiumit të ri do formojë një skuadër me pak lojtarë vendës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"