Rikthimi në momentin e duhur, një mbrojtës i talentuar në dispozicion të trajnerit Brdariç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 21:34

Rikthimi në momentin e duhur, një mbrojtës i talentuar në dispozicion të trajnerit Brdariç

Vllaznia vijon përgatitjet pas eliminimit nga Liga e Konferencës, teksa tashmë fokusi do të jetë te sezoni i ri futbollistik. Flori Spahija, qendërmbrojtësi i majtë i kësaj skuadre i cili shpeshherë ka luajtur edhe në rolin e mbrojtësit të këtij krahu, tashmë është i gatshëm për trajnerin Thomas Brdariç dhe stafin e tij. Ky është një rikthim pikërisht në kohën e duhur me 21-vjeçarin do të jetë një element më shumë në dispozicion të stafit teknik. 

spajia

Sezonin e kaluar paraqitjet e tij në ndeshjet miqësore, por dhe në ato të Kupave të Europës, krijuan bindjen se ai do të ishte një element i rëndësishëm për skuadrën. Për fat të keq nuk ndodhi kështu sepse një dëmtim i gjatë në ligamentet e gjurit, e detyroi atë të qëndronte për shumë muaj larg fushës së blertë. 

Tashmë ekipi i mjekëve që kanë kryer operacionin dhe kanë bërë ndjekjen e procesit të rikuperimit të tij së bashku me stafin mjekësor të Vllaznisë, kanë bërë të ditur që Spahija është rikuperuar plotësisht. Gjatë këtyre muajve nën kontrollin e mjekëve dhe stërvitjen intensive nën drejtimin e Roland Peqinit, Spahija është i gatshëm për trajnerin Brdaric dhe stafin e tij. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"